Çfarë ne besojmë?

Shkëndije është nje organizate e krishtere ungjillizuese, jo-denominacionale.

 

 Kredoja jonë e Besimit është si më poshtë :

Ne besojmë që Bibla (Dhiata e Vjetër dhe e Re,  përjashtuar  apokrif ), është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, e pagabueshme, e vlefshme per besimin dhe jeten tone te perditshme.

Ne besojmë në unitetin e një Perëndie të gjallë dhe te vertete, i cili eshte I Përjetshmi, Vetë-Ekzistues “Unë Jam”, që ka zbuluar vetveten e Tij si një qenie bashkë-ekzistues në tre Persona – Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Ne besojmë në lindjen e Jezusit permes te virgjeres Mari, ne jeten e Tij te pamekat, ne sherbesen e Tij te mbinatyrshme, ne kryqezimin dhe vdekjen e Tij per shlyerjen e mekateve tona, ne ringjalljen e Tij  trupore, ngjitjes triumfuese dhe bindje ne ndërmjetësimin e Tij ne lutje, ne rikthimin e tij te dukshem ne fuqi dhe lavdi, e cila eshte shpresa e gjalle per te gjithe besimtaret.

Ne besojmë në renien e njeriut, i cili u krijuar pa mekat dhe ne persosmeri, por qe ra permes zgjedhjes se tij te gabuar.

Ne besojmë në shpëtimin me anë të besimit në Krishtin, i cili, sipas Shkrimeve,  vdiq për mëkatet tona, u varros dhe u ringjall prej të vdekurve ditën e tretë, dhe që me anë të gjakut të tij kemi shpengimin.

Kjo përvojë është e njohur edhe si rilindja shpirterore, dhe ndodh permes punes se plotë të Frymes së Shenjtë, nepermjet besimit në Zotin Jezus Krisht.

Ne besojmë se të gjithë ata që janë penduar me të vërtetë dhe qe besojne në Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, janë të urdhëruar që të pagëzohen me anë të zhytjes në ujë .

Ne besojmë në pagëzimin me Frymën e Shenjtë, si një fuqizim i besimtarit për te qene i afte per shërbyer .

Ne besojmë në manifestimin e dhuratave të Frymes së Shenjtë, në mënyrë të rregullt siç dëshmohet në shkrimet dhe dhuratat e Krishtit në kishën sot .

Ne besojmë në shenjtërinë e jetës dhe sjelljes në bindje te plote ndaj urdhrit të Zotit.

Ne besojmë qe sherimi nga sëmundjet sigurohet si shërim hyjnor.

Ne besojmë se të gjithë ata që janë penduar me të vërtetë dhe besojnë në Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, duhet qe rregullisht të marrin pjesë në thyerjen e bukës.

Ne besojmë në ringjalljen trupore të të gjithë njerëzve,  ne jeten e përjetshme te të gjithë atyre që me të vërtetë besojnë në Zotin Jezus Krisht, si  dhe ne ndëshkimin e përjetshëm për të gjithe ata, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës .