Kur u themelua?

Sherbesa Shkëndijë eshte një organizatë e krishtere jo-denominacionale, dhe u themelua nga Rachel Wilson në vitin 2000. Rachel Wilson është një misionare e ‘Asamblea e Perëndisë’, UK.

 

“Gjatë vizitës time të parë në veri të Shqipërisë, në vitin 1993 me LightForce International, vendi rrembeu zemrën time. Munda te kuptoj qe nevojat e këtij kombi ishin shume të mëdha.

 Pas katër viteve, duke sherbyer ne ndihma humanitare, ne sherbesa femijesh dhe mbjelljen e kishave, roli im po vinte drejt fundit, ndersa vete shqiptaret ishin duke marrë persiper sherbesat ne Shqiperi. Duke qene para vendimit se ku dhe çfarë do te beja me tej, Angli, SHBA, Shqipëri ose në një vend, unë ndjeva fort ne zemer qe diçka tjetër me priste mua për të vashduar me tej punen ketu në Shqipëri. Duke bere hulumtime nga përvoja ime personale, njohurive të kulturave dhe rrethanave te ndryshme, arrita ne konkluzionin qe te investuarit në jetën e fëmijëve Shqiptare është mënyra më efektive për të sjellë ndryshim afatgjatë në këtë vend, që ka kaq shume nevojë për shpresë. Fëmijët e sotëm të Shqipërisë janë Shqipëria e nesërme. Disa vjet më vonë në vitin 2000, ‘Shkendije’ pati fillesen e saj.

 Rachel Wilson